Politike

Open Ballkan/ Abazoviç në cep, Rama pozon krah presidentit Vuçiç, kryeministri: Jemi në Ohër

Kryeministri Edi Rama ka një mesazh.

7 Qershor 2022, 21:01 Nga DOSJA
Open Ballkan/ Abazoviç në cep, Rama pozon krah presidentit
Fotoja e Ramës

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga takimi me liderët e tjerë të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Open Ballkan. Rama pozon në krah të presidentit serb, Alekandër Vuçiç, ndërsa në një cep ndodhet edhe kryeministri Dritan Abazoviç.

"Ohër, Samiti i Ballkanit të Hapur,"-shkruan Rama.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

"Open Balkan" është nisma për bashkëpunimin rajonal mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila lindi më tetor të vitit 2019. Fillimisht e pagëzuar si “Mini Schengen”, nisma ka si qëllim lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Por që prej korrikut të këtij vitit, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”. Deri më tani duket se Mali i Zi do të jetë dhe vendi i radhës që pritet t’i bashkohet nismës, pasi sinjalet e para janë dhënë si nga kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviç. Nga Prishtina, kryeministri Albin Kurti pretendon se bashkëpunimi në rajon është detyrë e Procesit të Berlinit dhe se vendet nuk duhet që të diskutojnë pa pasur praninë e përfaqësive nga Bashkimi Europian

Sondazh

Poll