Politike

Pensionet, Luljeta Bozo: Mund të bëjnë edhe më shumë, po aq mundësi ka qeveria

Luljeta Bozo është ndalur tek pensionet, ku tha se qeveria mund të bënte më shumë, megjithatë shtoi se qeveria aq ka pasur mundësi.

7 Qershor 2022, 20:57 Nga k.m
Pensionet, Luljeta Bozo: Mund të bëjnë edhe më shumë,
Luljeta Bozo

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo prej një viti është pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Në një intervistë për Report Tv, ajo thotë se nuk është penduar që e ka pranuar mandatin, por ka edhe kritika për qeverinë e maxhorancën, ku edhe bën pjesë.

Po ashtu, Bozo është ndalur tek pensionet, ku tha se qeveria mund të bënte më shumë, megjithatë shtoi se qeveria aq ka pasur mundësi.

“Ka bërë, aq sa ka mundësi, e para njëherë që ka shumë rëndësi ka bërë shumë përpjekje që njerëzit që kanë punuar jashtë, që vitet e punës t’iu njohën atje si vite pensioni, mos t’iu shkojnë dëm vitet e punës. Në 2015 u bë reforma e pensionit, ishte 24 mijë lekë të reja, s’ka rëndësi sa kishe derdhur ti, tani është kush derdh më shumë sigurime do ketë pension më të lartë kush punon më shumë do ketë pension më të lartë. Mund të bëjnë akoma më shumë të rishikojnë ligjet që sesi mund të bëhet që të rritet pak vlera  e pensioneve. Tani që janë rritur çmimet pensionistët kanë marrë bonsuin, ndoshta do vazhdojë akoma,”- tha Bozo.

Sondazh

Poll