Politike

PAMJET- Në darkën e “Open Ballkan” në Ohër edhe djali i George Soros, nuk mungon asnjëherë

Por në një moment në video shfaqet edhe Alex Soros, djali i multimiliarderit George Soros. 

7 Qershor 2022, 21:22 Nga DOSJA

PAMJET- Në darkën e “Open Ballkan” në Ohër edhe

OHËR- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka shtruar një darkë në Ohër me liderët e vendeve që janë pjesë e nismës “Ballkani i hapur”. E po ashtu, në darkë merrte pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç që në samit është si vëzhgues. Por në një moment në video shfaqet edhe Alex Soros, djali i multimiliarderit George Soros. 

PAMJET- Në darkën e “Open Ballkan” në Ohër edhe
Alex Soros

Madje ai është nderuar duke u ulur në tavolinën kryesore të liderëve të vendeve të rajonit. Por prania e tij nuk është surprizë pasi nuk mungon asnjëherë.

"Open Balkan" është nisma për bashkëpunimin rajonal mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila lindi më tetor të vitit 2019. Fillimisht e pagëzuar si “Mini Schengen”, nisma ka si qëllim lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Por që prej korrikut të këtij vitit, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”. Deri më tani duket se Mali i Zi do të jetë dhe vendi i radhës që pritet t’i bashkohet nismës, pasi sinjalet e para janë dhënë si nga kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviç. Nga Prishtina, kryeministri Albin Kurti pretendon se bashkëpunimi në rajon është detyrë e Procesit të Berlinit dhe se vendet nuk duhet që të diskutojnë pa pasur praninë e përfaqësive nga Bashkimi Europian

 

Sondazh

Poll