Politike

Rama me makinë, Vuçiç përdor 'charter', Abazoviç me helikopter! Si shkuan liderët në Ohër (VD)

Kryeministri Edi Rama mbërriti në qytetin e Maqedonisë së Veriut me makinë, duke kaluar nga pika kufitare e Qafë Thanës, nga ku nxorri dhe pamje.

7 Qershor 2022, 19:32 Nga DOSJA
Rama me makinë, Vuçiç përdor 'charter',
Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Ditën e sotme në Ohër nisin punimet për samitin e “Ballkanit të Hapur”, ku edhe janë grumbulluar liderët e 4 vendeve. Mirëpo të gjithë kanë zgjedhur mjete të ndryshme transporti. Kryeministri Edi Rama mbërriti në qytetin e Maqedonisë së Veriut me makinë, duke kaluar nga pika kufitare e Qafë Thanës, nga ku nxorri dhe pamje.

Ndërkohë në videon e bërë publike nga Qeveria e RMV-së, Rama shfaqet në një tavolinë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili mbërriti në Ohër përmes një helikopteri. Ndërsa më 'luksozi' ishte presidenti serb.

Ai zgjodhi të shkonte në Maqedoni me avion charter. Nga ana tjetër, kryeministri i vendit ka përdorur gjithashtu edhe ai, makinën si mjet transporti. "Open Balkan" është nisma për bashkëpunimin rajonal mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila lindi më tetor të vitit 2019. Fillimisht e pagëzuar si “Mini Schengen”, nisma ka si qëllim lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve.

Por që prej korrikut të këtij vitit, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”. Deri më tani duket se Mali i Zi do të jetë dhe vendi i radhës që pritet t’i bashkohet nismës, pasi sinjalet e para janë dhënë si nga kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviç. Nga Prishtina, kryeministri Albin Kurti pretendon se bashkëpunimi në rajon është detyrë e Procesit të Berlinit dhe se vendet nuk duhet që të diskutojnë pa pasur praninë e përfaqësive nga Bashkimi Europian.

Sondazh

Poll