Politike

7 kandidatë në garë për TKOB-në, drejtuesi i ri shpallet pas 5 ditëve. Rama vendos i fundit

Mes emrave që kanë qarkulluar është edhe emri i drejtueses aktuale të TKOB-s Zana Çela, e cila po kërkon një një mandat tjetër 4-vjeçar. 

7 Qershor 2022, 20:38 Nga I.A
7 kandidatë në garë për TKOB-në, drejtuesi i ri
TKOB

TIRANË- Emrat e kandidatëve për drejtues të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit janë bërë publikë. Mes emrave që kanë qarkulluar është edhe emri i drejtueses aktuale të TKOB-s, Zana Çela, e cila po kërkon një një mandat tjetër 4-vjeçar. Pas mbylljes së garës, emrat që kanë dalë janë 7: Arben Skënderi, Abigela Voshtina, Tomorr Kokona, Adela Muçollari, Josif Gjipali, Zana Çela dhe Kleanthi Gjika. Nga këto emra do të zgjidhen dy finalistë nga Komisioni i ngritur me kryetare Meri Kumbe dhe anëtarë: Elira Dani, Arian Avrazi, Luigi Ferrari dhe Giuntauts Kevisas për t'ia nisur kryeministrit Edi Rama, i cili dhe do të zgjedhë drejtuesin e ri.

7 kandidatë në garë për TKOB-në, drejtuesi i ri
Dokumenti

TKOB, prej dy mandatesh është drejtuar Zana Çela, e cila është në garë sërish për të vazhduar për një mandat të tretë. Ndërsa kundërshtarët e saj, Arben Skënderi, Josif Gjipali, Tomorr Kokona, Kleanthi Gjika, Abigela Voshtina dhe balerina Adela Muçollari janë kandidatët e tjerë në garë, që kanë shërbyer në fushën e kulturës për vite.

Me 29 Mars Ministria e Kulturës vendosi të hapte garën, duke e shtyrë afatin e dorëzimit të platformave deri më 6 Maj, ndërsa tani jemi në fazën finale ku brenda një afati 5 ditorë do të shpallet drejtuesi i TKOB.

Sondazh

Poll