Politike

Rama mbërrin në Ohër, takon Abazoviç: Sot Mali i Zi futet zyrtarisht në ‘Open Balkan’!

Edi Rama ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Dritan Abazoviç, e me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill. 

7 Qershor 2022, 18:45 Nga k.m

Rama mbërrin në Ohër, takon Abazoviç: Sot Mali i Zi futet

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ohër, ku do të zhvillohet samiti i Ballkanit të Hapur. Rama ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Dritan Abazoviç, e me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill. 

“Kënaqësi marrja e kafes së sapo mbërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTË:

"Open Balkan" është nisma për bashkëpunimin rajonal mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila lindi më tetor të vitit 2019. Fillimisht e pagëzuar si “Mini Schengen”, nisma ka si qëllim lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Por që prej korrikut të këtij vitit, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”. Deri më tani duket se Mali i Zi do të jetë dhe vendi i radhës që pritet t’i bashkohet nismës, pasi sinjalet e para janë dhënë si nga kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviç. Nga Prishtina, kryeministri Albin Kurti pretendon se bashkëpunimi në rajon është detyrë e Procesit të Berlinit dhe se vendet nuk duhet që të diskutojnë pa pasur praninë e përfaqësive nga Bashkimi Europian

Sondazh

Poll