Politike

Rama inspektim në pikën kufitare të Qafë Thanës: Open Balkan ka sjellë përfitime, po i jepet fund paranojës

Madje shtoi se sa më të prekshme të bëhen të gjitha lehtësirat, aq më shpejt do u jepen fund paranojave dhe teorive konspirative për këtë nismë.

7 Qershor 2022, 17:45 Nga k.m

 Rama inspektim në pikën kufitare të Qafë Thanës: Open

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga një vizitë që ka kryer së fundmi në pikën doganore të Qafë Thanës. Bashkëngjitur me videon, kryeministri shkruan se Ballkani i Hapur ka sjellë përfitime dhe rezultate konkrete në lehtësimin e tregtisë. Madje shtoi se sa më të prekshme të bëhen të gjitha lehtësirat, aq më shpejt do u jepen fund paranojave dhe teorive konspirative për këtë nismë.

BISEDA E PLOTË:

Gent Gazheli: Nisma "Open Ballkan" ka njohur facilitete shumë të mëdha për biznesnin. Ka më pak kontrolle, më pak analizë risku.
Delina Ibrahimaj: Ne kemi firmosur marrëveshjen në dhjetor. është lehtësi e madhe si për tregtarët shqiptarë, edhe për ata të Maqedonisë së Veriut.
Edi Rama: Kjo është shumë e rëndësishme për faktin se është kontrete për ata që pyesin ç'është ky "Ballkani i Hapur", e për t'u dhënë përgjigjie fantazive dhe konspiracioneve imagjinare, paranojave dhe patjetër intoksikimit të propagandës që shkon kundër bashkëpunimit. Nga ana tjetër besoj që sa më shumë shembuj konkretë të jenë në veshët e njerëzve, aq më e qartë është gjithçka. Do vazhdojmë të lehtësojmë ata që për shumë vitesh bëjnë tregëti në këto vende. Nuk kanë asgjë të përbashkët në hapësirën e ndërveprimit.

"Open Balkan" është nisma për bashkëpunimin rajonal mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila lindi më tetor të vitit 2019. Fillimisht e pagëzuar si “Mini Schengen”, nisma ka si qëllim lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Por që prej korrikut të këtij vitit, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”. Deri më tani duket se Mali i Zi do të jetë dhe vendi i radhës që pritet t’i bashkohet nismës, pasi sinjalet e para janë dhënë si nga kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviç. Nga Prishtina, kryeministri Albin Kurti pretendon se bashkëpunimi në rajon është detyrë e Procesit të Berlinit dhe se vendet nuk duhet që të diskutojnë pa pasur praninë e përfaqësive nga Bashkimi Europian

Sondazh

Poll