Politike

CDU e bën të qartë: S'ka bashkëpunim me një 'non grata'. Bardhi: Berisha po izolon PD

Peter Beyer ka shprehur qartë se partia ku ai bën pjesë nuk do të bashkëpunojë me një të shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

7 Qershor 2022, 17:00 Nga k.m
CDU e bën të qartë: S'ka bashkëpunim me një
Belind Këlliçi, Jorida Tabaku, Sali Berisha dhe Peter Beyer

TIRANË- Partia Demokratike haset me kufizimin e radhës, një ndër partitë më të mëdha të Partive Popullore Evropiane, simotra e PD-së, CDU-ja gjermane duket se do të mbajë anën e SHBA lidhur me qëndrimin ndaj Sali Berishës. Deputeti gjerman i CDU-CSU, Peter Beyer ka komentuar situatën në PD, gjatë një konferencë për shtyp në Shqipëri, ka shprehur qartë se partia ku ai bën pjesë nuk do të bashkëpunojë me një të shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, Beyer tha se e kanë të vështirë të përfytyrojnë bashkëpunimin me një person që është shpallur “non grata” nga DASH.  I pyetur nga gazetarët se cilën Parti Demokratike njeh CDU-ja gjermane, Beyer u shpreh se nuk i interesojnë emrat apo figurat, por vetëm niveli i përfaqësimit dhe seriozitetit që PD tregon ndaj atyre që e kanë votuar. Duke preferuar kështu që të zgjedhë mes tre grupeve që janë krijuar brenda Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, Berisha gjithashtu foli për mediat duke komentuar edhe mbërritjen e Beyer në vendin tonë. Sipas tij, politikani gjerman nuk e ka takuar, por është pritur nga personalitete të tjerë të PD-së, Jorida Tabaku dhe Belind Këlliçi, ky i fundit anëtari i Komisionit të Rithemelimit.

Por ish-sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi që së fundmi po zhvillon debate të ashpra në distancë, sot i ka kërkuar Berishës që të kërkojë ndjesë tek demokratët. Sipas tij, Berisha duke të kërkojë falje për deklaratën e tij se qëndrimi i mëparshëm i deputetit tjetër Gunther Krichbaum, është personal. Për Bardhin, Berisha e ka futur Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar PD-në ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës.

 

Sondazh

Poll