Politike

VD-CDU-ja gjermane kundër Berishës, Beyer: Nuk mund të bashkëpunojmë me 'non gratat'

Gjatë një konference për shtyp Beyer foli dhe për situatën në Partinë Demokratike, ku u shpreh se partia e tij do të mbajë të njëjtin qëndrim si SHBA-të në lidhje me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

7 Qershor 2022, 16:38 Nga DOSJA
VD-CDU-ja gjermane kundër Berishës, Beyer: Nuk mund të
Berisha dhe Beyer

TIRANË- Raportuesi për Shqipërinë në CDU-në gjermane, Peter Beyer ditën e sotme ndodhet në një vizitë në Shqipëri ku ka takuar presidentin e vendit Ilir Meta dhe disa përfaqësues të opozitës.

Gjatë një konference për shtyp Beyer foli dhe për situatën në Partinë Demokratike, ku u shpreh se partia e tij do të mbajë të njëjtin qëndrim si SHBA-të në lidhje me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Beyer tha se edhe pse nuk i takon që të ndërhyjë në punë e brendshme CDU-ja do ta kishte të vështirë që të bashkëpunonte me Berishën. Ai theksoi se Gjermania është aleat i mirë i SHBA-ve dhe ndaj do të mbahet i njëjti qëndrim për personat e shpallur non grata.

"Kur bëhet fjalë për partinë opozita kemi bërë biseda për të identifikuar situatën. Unë nuk jam këtu për të marrë anën brenda PD-së apo njërës dhe tjetrës anë, ama ashtu sikurse aleatët tanë Amerikane kemi të njëjtën këndvështrim. Nuk ka asnjë diferencë për një person që është emërtuar non grata. Edhe ne e kemi të vështirë që të krijojmë një bashkëpunim me të."- tha Beyer.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën non grata më 19 maj nga sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken.  Pas kësaj më 9 shtator ish-kreu i PD-së Lulzim Basha komunikoi përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike gjë që bëri që Berisha të rikthehej fuqishëm në jetën politike me Kuvendin e 11 dhjetorit. Më 6 mars ai shënoi 'fitoren' e parë ku mori bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet lokale të organizuara në 6 bashki. Pas dorëheqjes së Bashës, në zgjedhjet e organizuara dy javë më parreth dy javë më parë ai u zgjodh u zgjodh dhe kryetari i Partisë Demokratike.

Sondazh

Poll