Politike

Me Sali Berishën 'dyer të mbyllura' për PD, Bardhi: Të kërkojë ndjesë, gënjeu demokratët

Gazment Bardhi tha se edhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU, Peter Beyer konfirmoi sot se nuk do të bashkëpunojë me Berishën.

7 Qershor 2022, 16:48 Nga k.m
Me Sali Berishën 'dyer të mbyllura' për PD, Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar sërish kryedemokratin Sali Berisha se po izolon PD-në nga të huajit. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Bardhi tha se edhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU, Peter Beyer konfirmoi sot se nuk do të bashkëpunojë me Berishën, i cili është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Babi Zenit duhet të kërkojë ndjesë që gënjeu demorkatët që qëndrimi i Gunther Krichbaum është personal. Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU Peter Beyer konfirmon se nuk do të ketë bashkëpunim me Sali Berishën, të shpallur nongrata nga SHBA. Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ai e ka futur Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës,”-shkruan Bardhi.

Sot, Peter Beyer ka shprehur qartë se partia ku ai bën pjesë nuk do të bashkëpunojë me një të shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. I pyetur nga gazetarët se cilën Parti Demokratike njeh CDU-ja gjermane, Beyer u shpreh se nuk i interesojnë emrat apo figurat, por vetëm niveli i përfaqësimit dhe seriozitetit që PD tregon ndaj atyre që e kanë votuar.

Sondazh

Poll