Aktualitet

VD-Dje e rrahu Noizy, arrestohet Cllevio Serbiano, kishte thika dhe kanabis në shtëpi

36-vjeçari nga Lushnja doli dje nga banesa dhe shkoi në Durrës, ku edhe u dhunua nga reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

7 Qershor 2022, 17:02 Nga k.m
VD-Dje e rrahu Noizy, arrestohet Cllevio Serbiano, kishte thika dhe kanabis
Arrestimi i Kleviol Ahmetit

LUSHNJE-  Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano, është vënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest me burg”. 36-vjeçari nga Lushnja doli dje nga banesa dhe shkoi në Durrës, ku edhe u dhunua nga reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Ndërkohë që në banesë i janë gjetur 3 thika dhe kanabis, kështu që përveç veprës penale largim nga vendi i qëndrimit, 36-vjeçari do të duhet të hetohet edhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. I riu nga Lushnja, ka qenë i dënuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, më konkretisht për çëshjten e avionit me kanabis në Divjakë.

Lushnjë

Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", arrestohet në flagrancë 36-vjeçari me precedent të mëparshëm penal. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi K. A. kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Pas kontrolleve nga Policia, shtetasi K. A. është lokalizuar në lagjen "Çlirimi", në qytetin e Lushnjës. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi, për veprën penale "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", i shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në 19.03.2021, shtetasi K. A. është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shtetasi K. A. ka qenë i dënuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe kanosje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll