Bota

Ministri rus i Mbrojtjes: Kemi nën kontroll 97% të rajonit të Luhanskut

Rusia duket e vendosur për të marrë nënkontroll të gjithë pjesën lindore të Donbasit të Ukrainës, e cila përbëhet nga rajonet Donetsk dhe Luhansk. 

7 Qershor 2022, 14:54 Nga DOSJA
Ministri rus i Mbrojtjes: Kemi nën kontroll 97% të rajonit të
Sergei Shoigu

UKRAINË- Rusia pretendon se ka pushtuar disa nga zonat më të mëdha të Ukrainës lindore pas sulmeve që kanë zgjatur disa javë. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se forcat e Moskës kanë pushuar 97% të rajonit të Luhanskut.

Sipas Sky News, Rusia duket e vendosur për të marrë nënkontroll të gjithë pjesën lindore të Donbasit të Ukrainës, e cila përbëhet nga rajonet Donetsk dhe Luhansk. 

Shoigu pohoi se forcat ruse kanë kapur lagjet e banimit të Severodonetsk dhe po luftojnë për të marrë kontrollin e një zone industriale në periferi të saj dhe qytetet aty pranë. Severodonetsk, qendra administrative e rajonit të Luhanskut, kohët e fundit ka qenë në qendër të ofensivës ruse.

Qyteti dhe Luhanksku aty pranë janë dy zonat e vetme të Donbasit që po I bëjnë ballë pushtimit rus, i cili po ndihmohet nga forcat lokale pro-Kremlinit.

Sondazh

Poll