Bota

Vijojnë tensionet, Tsavousoglou: Nëse Greqia vazhdon shkeljet, do të diskutojmë për sovranitetin e ishujve

Ministri i Jashtëm turk theksoi se do të diskutohet për sovranitetin e ishujve grekë me regjim të çmilitarizuar, nëse Greqia vazhdon shkeljet, ndërsa shtoi se politikanët grekë kanë një kompleks inferioriteti.

7 Qershor 2022, 14:14 Nga d.a
Vijojnë tensionet, Tsavousoglou: Nëse Greqia vazhdon shkeljet, do
Mevlut Tsavousoglou

TURQI- Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Tsavousoglou bëri deklarata të reja provokuese për ishujt grekë mesditën e së martës, gjatë një konference për shtyp me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut.

Sipas mediave greke, Ministri i Jashtëm turk theksoi se do të diskutohet për sovranitetin e ishujve grekë me regjim të çmilitarizuar, nëse Greqia vazhdon shkeljet, ndërsa shtoi se politikanët grekë kanë një kompleks inferioriteti.

Greqia vazhdon të militarizojë ishujt. Kemi dërguar dy letra me qëndrimet tona në Kombet e Bashkuara. Në rast se Greqia do të vazhdojë shkeljet në ishujt me regjim të çmilitarizuar, atëherë do të diskutohet për sovranitetin e tyre. Sepse nuk mund të përgjigjen ligjërisht, nervozohen, japin përgjigje koti, bëjnë demagogji. Thonë se Turqia kërkon të na marrë ishujt, politikanët grekë kanë kompleks inferioriteti. Nëse kjo situatë vazhdon, do të diskutohet për sovranitetin e ishujve”, tha ai.

Prej disa javësh marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ku secila palë akuzon tjetrën për shkelje të të drejtave ndërkombëtare dhe të hapësirën ajrore. Gjithçka kulmoi kur presidenti tur, Rexhep Taip Erdogan u shpreh se ai kurrë nuk do të ulet në tryezën e dialogun me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, pas fjalimit që kyt i fundit mbajti në Kongresin amerikan.

Sondazh

Poll