Bota

Komentet e dy zyrtarëve në Indi për fenë Islame, thellojnë problemet diplomatike

Komentet e tyre veçanërisht ato të zonjës Sharma, zemëruan komunitetin pakicë mysliman të vendit, duke çuar në protesta sporadike në disa shtete

7 Qershor 2022, 13:49 Nga d.d
Komentet e dy zyrtarëve në Indi për fenë Islame,
Foto ilustruese

INDI-‘Makthi diplomatik’ i Indisë lidhur me komentet e diskutueshme të bëra nga dy zyrtarë e lartë të partisë ‘Bharatiya Janata’ në Indi për Profetin Muhamed nuk është mbyllur.

Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Indonezia, Iraku, Maldivet, Jordania, Libia dhe Bahreini i janë bashkuar listës në rritje të vendeve në botën islame që i kanë dënuar këto komente rreth fesë islame. Më herët, Kuvajti, Irani dhe Katari kishin thirrur ambasadorët indianë për të regjistruar protestën e tyre.

Sipas BBC, në qendër të kësaj polemike është zëdhënësja kombëtare e Partisë ‘Bharatiya Janata’ në Indi, Nupur Sharma. Ajo komentoi në një debat televiziv muajin e kaluar dhe videot e deklaratës së saj ishin bërë virale. 

Komentet e tyre veçanërisht ato të zonjës Sharma, zemëruan komunitetin pakicë mysliman të vendit, duke çuar në protesta sporadike në disa shtete.

Ministria e Punëve të Jashtme shprehu dënimin dhe denoncimin e deklaratave të zëdhënëses së BJP-së.

Kanalet televizive indiane kanë krijuar debate provokuese dhe mediat sociale kanë shprehur urrejtje të shfrenuar mbi këtë çështje.

Sondazh

Poll