Bota

Lavrov e ftoi pas anullimit të vizitës së tij në Serbi, Selakovic konfirmon udhëtimin drejt Rusisë

Lajmin e ka konfirmuar ambasadori rus në Beograd Alexander Bocan-Kharchenko i cili tha se Selakovic e ka pranuar ftesës dhe pritet të publikohen detaje. 

7 Qershor 2022, 14:20 Nga d.a
Lavrov e ftoi pas anullimit të vizitës së tij në Serbi,
Nikola Selakovic dhe Sergei Lavrov

SERBI- Pas anullimit të vizitës së ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi, ky i fundit ftoi homologun e tij Nikola Selakovic në Rusi dhe mesa duket ky i fundit e ka pranuar ftesën pa hezitim.

Lajmin e ka konfirmuar ambasadori rus në Beograd Alexander Bocan-Kharchenko i cili tha se Selakovic e ka pranuar ftesës dhe pritet të publikohen detaje. 

Me kënaqësi të madhe, Selakovic e ka pranuar ftesën e Lavrovit. Presidenti ka dhënë instruksione për të organizuar vizitën”, ka thënë ambasadori rus.

Lavrov e përshkroi masën për të bllokuar fluturimin e tij si "të paprecedentë" dhe tha se në vend të kësaj do ta ftonte homologun e tij serb që ta vizitonte atë në Moskë. 

"Nëse një vizitë e ministrit të jashtëm rus në Serbi shihet në Perëndim si diçka që i afrohet një kërcënimi në shkallë universale, atëherë gjërat në Perëndim janë qartësisht shumë të këqija. Çështja kryesore është se askush nuk mund të prishë marrëdhëniet tona me Serbinë”,- tha Lavrov.

 

Lavrov do të zhvillonte bisedime dje në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, por u detyrua të anulojë vizitën e tij pasi vendet përreth Serbisë, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionin e tij.

Sondazh

Poll