Aktualitet

Pajisja e sofistikuar në Sazan, Artan Hoxha: Orienton gomonet e drogës

Sazani është shfrytëzuar vazhdimisht nga grupet kriminale për transportin e lëndëve narkotike, por edhe të armëve apo njerëzve.

7 Qershor 2022, 13:35 Nga F.M
Pajisja e sofistikuar në Sazan, Artan Hoxha: Orienton gomonet e drogës
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar një pajisje të gjetur në ishullin e Sazanit. I ftuar në Abc, Hoxha tha se lajmi për gjetjen e kësaj pajisjeje pasi në këtë vend nuk ka banorë, por shkojnë vetëm turistë. Hoxha tha më tej Sazani është shfrytëzuar vazhdimisht nga grupet kriminale për transportin e lëndëve narkotike, por edhe të armëve apo njerëzve. Prandaj dyshohet se kjo pajisje mund të jetë vendosur aty për të orientuar grupet kriminale.

“Bëri bujë lajmi se një pajisje e sofistikuar që ishte gjetur në ishullin e Sazanit, nisur edhe nga fakti se nuk ka banorë dhe se vizitohej nga turistët. Duke qenë se në këtë kohë ka pasur një lëvizje të madhe të anijeve të NATO-s në Adriatik de jon tërhoqi vëmendjen se pajisja u gjet nga turistë në një zonë dominuese. Vazhdimisht, pas orës 17:00 në Sazan qendron motovedeta e policisë si edhe punonjësi i radarit dhe prandaj është e pamendueshme që një person të qendronte me atë pajisjen aty në bunker pa u pikasur nga punonjësi i radarit. Kjo zonë është shfrytëzuar vazhdimisht nga grupet kriminale për transportin e lëndëve narkotike, por edhe të armëve apo njerëzve. Prandaj dyshohet se kjo pajisje mund të jetë vendosur aty për të orientuar grupet kriminale. Sepse nëse do të përdorej celulari aty mund të pikasej dhe atëhere ata kanë gjetur këtë pajisje me zhurmë. Këtë e konfirmon edhe pozicioni që është vendosur pajisja. Ne kemi patur grupe kriminale shqiptare që kanë dërguar drogë në sasi të mëdha deri në Turqi,”- tha Hoxha.

Sondazh

Poll