Aktualitet

U gjet i vdekur në fund të pishinës, trupi i 18-vjeçarit polak sillet në Tiranë për ekspertizë

Pritet përgjigjja e ekspertizës për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit.

7 Qershor 2022, 13:23 Nga A.B
U gjet i vdekur në fund të pishinës, trupi i 18-vjeçarit
Ambulance

TIRANË- Trupi i pajetë i 18-vjeçarit polak i cili u gjet i pajetë në një hotel në Vlorë, do të dërgohet në Tiranë për ekspertizë. 

Ambulanca ka mbërritur edhe dy herë të tjera pasi prindërit e 18 vjeçarit kanë qenë të traumatizuar nga ngjarja e rëndë. Ata nuk kanë dashur praninë e kamerave dhe nuk kanë deklaruar asgjë. Pritet përgjigjja e ekspertizës për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit.

Dosja.al raportoi e para për ngjarjen e rëndë. I riu ishte në pishinë duke notuar me prindërit. Në një moment prindërit kanë dalë jashtë për të pirë një cigare dhe kur janë kthyer e kanë gjetur djalin e tyre në fund të pishinës.

 

Sondazh

Poll