Aktualitet

Protesta e veteranëve në Kosovë, policia: Dy policë u lënduan, njëri u godit në kokë

Nga përplasjet kanë mbetur të lënduar dy policë, ndërsa njëri prej tyre ka marrë goditje në kokë

7 Qershor 2022, 10:02 Nga A.B
Protesta e veteranëve në Kosovë, policia: Dy policë u
Protesta

KOSOVË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar pas protestës së një dite më parë e cila u zhvillua para ambienteve të Kuvendit. Policia sqaron se nga përplasjet kanë mbetur të lënduar dy policë, ndërsa njëri prej tyre ka marrë goditje në kokë pasi u qëllua me një mjet të fortë. Prokuroria ka nisur hetimet për protestën. 

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJEN E DETYRAVE ZYRTARE /Prishtinë 06.06.2022 – 10:00-13:20. Gjatë një proteste të organizuar, dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre është goditur në kokë me një mjet të fortë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti vazhdon të hetohet.

Veteranët dolën në protestë pasi fajësojnë qeverinë për mospërfshirjen e tyre në rpjektligjin e pagës minimale dhe kërkojnë llogari nga kryeministri Albin Kurti.

Sondazh

Poll