Aktualitet

VD-Kapen të rinjtë me armë në Tiranë, terrorizonin qytetarët e qëllonin në ajër, momenti kur i 'mbërthejnë' Shqiponjat

Një prej tyre kishte shkelur edhe masën e ‘arrestit në shtëpi’.

7 Qershor 2022, 10:03 Nga DOSJA
VD-Kapen të rinjtë me armë në Tiranë, terrorizonin
Momenti i arrestimit

TIRANË- Dy të rinj janë vënë në pranga nga forcat e posaçme “Shqiponja” pasi arkullonin me armë zjarri. Efektivët kanë marrë njoftimin se në rrugën "Hasan Alla", po lëvizte një person i armatosur që terrorizonte qytetarët. Ata kanë organizuar operacionin “Permission” dhe kanë lokalizuar dy të rinjtë. Një prej tyre kishte shkelur edhe masën e ‘arrestit në shtëpi’.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se A. A., 21 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit"; ndërsa A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Permission", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Qarkullonin me armë zjarri në automjet, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre kishte shkelur masën “Arrest në shtëpi”.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në rrugën "Hasan Alla", po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Permission”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- A. A., 21 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit";

-A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin po qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. Gjatë verifikimeve ka rezultuar se shtetasi A. A. kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll