Bota

Ekzekutohet ministri në Republikën Dominikane, qëllohet nga shoku i ngushtë me 6 plumba

Orlando Jorge Mera, ishte duke mbajtur një takim në momentin kur miku i tij e qëllon për vdekje.

7 Qershor 2022, 08:00 Nga A.B
Ekzekutohet ministri në Republikën Dominikane, qëllohet nga shoku
Orlando Jorge Mera

REPUBLIKA DOMENIKANE- Ministri i mjedisit dhe burimeve natyrore i Republikës Dominikane është qëlluar dhe vrarë në zyrë nga shoku i tij, shkruan The Guardian.

Orlando Jorge Mera, 55 vjeç, ishte duke mbajtur një takim në momentin kur miku e tij e qëllon për vdekje. Një zëdhënës presidencial e identifikoi sulmuesin si Miguel Cruz, duke e përshkruar atë si një shok fëmijërie të ministrit. Ai tani ndodhet në paraburgim, ndërsa motivi i të shtënave mbetet i paqartë.

Familja e Jorge Mera tha se ai ishte qëlluar disa herë nga një burrë me të cilin ishte shok që nga fëmijëria.

“Familja jonë e fal personin që e bëri këtë. Një nga trashëgimitë më të mëdha të Orlandos ishte të mos mbante mëri,” deklaruan ata.

Jorge Mera kishte shërbyer në administratën e Presidentit aktual Luis Abinader që kur ai erdhi në pushtet në korrik 2020.

Presidenti Abinader shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen e Jorge Mera dhe tha se ndjente keqardhje të thellë për vdekjen e mikut të tij të mirë.

Sondazh

Poll