Politike

'Ballkani i Hapur' në Ohër/ Merr pjesë edhe Mali i Zi, AXHENDA dhe marrëveshjet që firmosen

Janë planifikuar takime të veçanta me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.

7 Qershor 2022, 07:43 Nga A.B
'Ballkani i Hapur' në Ohër/ Merr pjesë edhe Mali i Zi,
Open Balkan

MAQEDONI E VERIUT- Ditën e sotme dhe të nesërme do të mbahet samiti i nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër.

Sipas Tanjug, në samit do të jetë i pranishëm Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama. Gjithashtu janë planifikuar takime të veçanta me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.

I pranishëm me një video mesazh do të jetë edhe Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës. I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi do të japin nga një mesazh online. 

AXHENDA:

Samiti nis me fjalët përshëndetëse të Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut; Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë; Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë Dritan Abazoviç, Kryeministër i Malit të Zi. 

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

▪ Marrëveshja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe të tjera institucionet e autorizuara

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit në Ballkani Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor

Nisma Ballkani i Hapur kundërshtohet nga Kosova dhe Bosnje Hercegovina. Kryeministri Albin Kurti u ftua nga homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në samit, por në një letër drejtuar Kovaçevskit nuk ka konfirmim për pjesëmarrjen apo jo të tij në samitin e nismës ‘Ballkani i Hapur’.

Sondazh

Poll