Politike

Dekretimi i Begajt nga Meta, Bledar Dervishaj: Veprim kushtetues, habitem për debatin

Bledar Dervishaj tha se nuk ka rëndësi vendi ku firmoset dekreti, pasi aktet dalin nga protokolli i zyrës së shteti.

6 Qershor 2022, 23:11 Nga k.m
Dekretimi i Begajt nga Meta, Bledar Dervishaj: Veprim kushtetues, habitem
Bledar Dervishaj

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj e konsideroi një veprim kushtetues dekretimin e presidentit të ri Bajram Begaj, edhe pse ndodhej në Turqi, për një vizitë zyrtare. Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Top Story”, Dervishaj tha se nuk ka rëndësi vendi ku firmoset dekreti, pasi aktet dalin nga protokolli i zyrës së shteti.

“Dekreti i Metës është kushtetues në ushtrim dhe kompetenca të tij. Unë habitem për debatin për veprimin e kreut të shtetit. Përballë këtij fakti ai kishte për detyrë të shprehej mbi propozimin. Presidenti e bëri publik qëndrimin, për të mos vonuar procedurën, pas shqyrtimit të praktikës vendosi të shprehej me dekret, vendosi qoftë lirimin nga detyra apo shërbimin aktiv. Presidenti tregoi luajalitet.  Nuk ka rëndësi ku firmoset dekreti, jashtë shteti apo jashtë konsullate. Aktet hynë në zyrën e kreut të shtetit dhe dalin nga zyra e protokollit të shtetit,”- tha Dervishaj në Top Story.

Firmosja e lirimit nga detyra e Begajt, si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare nga Meta ndërsa ishte në Turqi shkaktoi debat në radhët e opozitës, të cilët e konsideruan antikushtetuese.

Sondazh

Poll