Politike

Presidenti i ri përçau Metën dhe Berishën? Spiropali: S’kanë nevojë për ne, ata janë copa-copa

Elisa Spiropali u pyet nëse me figurën e re të zgjedhur, shkaktuan përçarje mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta.

6 Qershor 2022, 23:13 Nga DOSJA
Presidenti i ri përçau Metën dhe Berishën? Spiropali:
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se presidenti i ri është figura e duhur për institucionin e Presidencës. Në fjalën e saj, gjatë emisionit “Open”, Spiropali u pyet nëse me figurën e re të zgjedhur, shkaktuan përçarje mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta.

Por ajo u shpreh se opozita nuk ka aspak nevojë për ndërhyrjen e mazhorancës, pasi sipas Spiropalit  tashmë janë bërë copë-copë.

Pyetje: A futet në sherr Berishën dhe Metën, a i përçatë me presidentin e ri?

Spiropali: Nuk kanë nevojë për ne, ata janë copa-copa. Ata e bëjnë vetë. Besoj fort që në këtë rast interesi ynë dhe interesi publik përputheshin, ndaj dhe ishim të gatshëm të diskutonim. Besoj kemi bërë zgjedhjen më të mirë, kandidatura e Bajram Begaj është e panjollë, bën diferencën e madhe me atë që kemi pasur President deri më sot, i shkarkuar nga Kuvendi. Ne i bëmë publike, kërkuam emra, jo kritere, kriteret i ka Kushtetuta… E zgjodhëm Bajram Begaj që besoj nuk ka të sharë dhe deri më sot nuk kam dëgjuar kënd që të merret me të. Nuk ka ai asnjë detyrim…Ilir Meta ishte opozitari i kësaj qeveria dhe ç’bëri asgjë. Ka besimin e partnerëve tanë se ka punuar me ta.

Sondazh

Poll