Aktualitet

Plagosi fqinjin me armë zjarri në Fushë-Krujë, 44-vjeçarit në kërkim i gjendet 'shtëpi bari'

Ngjarja ka ndodhur në lagjen që njihet me emrin "Punëtori", ku mësohet se Blerim Selaci, 44 vjeç ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij 62-vjeçar, Lufti Kupa, për arsye që ende nuk dihen.

6 Qershor 2022, 18:14 Nga k.m
Plagosi fqinjin me armë zjarri në Fushë-Krujë,
Foto Ilustruese

FUSHË KRUJË- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Fushë Krujë, ku i lënduar ka mbetur djali i xhaxhait të anëtarit të bandës së babagjyshëve, Lufti Kupa. Ngjarja ka ndodhur në lagjen që njihet me emrin "Punëtori", ku mësohet se Blerim Selaci, 44 vjeç ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij 62-vjeçar, Lufti Kupa, për arsye që ende nuk dihen.

Kupa, 62-vjeçari që u plagos është kushëri i Ilir Kupës, një prej anëtarëve të bandës së “Babagjyshëve”, që organizonin vjedhje me armë, një grup i strukturuar kriminal, është dërguar në spitalin e ‘Traumës’ për të marrë mjekim për shkak të plagëve të marra, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E nga ana tjetër Selaci është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Por zbulimi me ngjarjen e sotme nuk mbaron me kaq pasi, gjatë kontrolleve të ambienteve ku dyshohet se mund të fshihej autori, Policia gjeti një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, pikërisht në shtëpinë e tij.

U sekuestruan bimët e dyshuara narkotike në proces tharjeje, si dhe pajise elektrike që autori i përdorte për kultivimin e tyre. Gjithashtu, u gjet dhe sekuestrua arma e krimit me të cilën 44-vjeçari plagosi në këmbë fqinjin. Policia vijon kontrollin dhe krehjen e zonës për kapjen e autorit, e më pas edhe zbardhjen e plotë të shkakut të sherrit.

Sondazh

Poll