Aktualitet

Aksident në Konispol, i riu rrëzohet nga motomjeti, sillet në spitalin e Tiranës

I riu është sjellë në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

6 Qershor 2022, 17:56 Nga I.A
Aksident në Konispol, i riu rrëzohet nga motomjeti, sillet në
Aksident

SARANDË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se një 22-vjeçar me inicialet A.S ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është rrëzuar. I riu është sjellë në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/ Informacion paraprak Më datë 06.06.2022, në rrugën “Çukë-Konsipol”,  shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A.S., i cili është dërguar në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Sondazh

Poll