Aktualitet

Vrasja e Naimit ende pa autor/ Të njëjtit qitës ekzekutuan Bandulën, tentuan të vrasin Admir Bajrin

Admir Bajri, djali i xhaxhait të Behar Bajrit, është qëlluar pikërisht nga një person i vetëm, i cili ul xhamin dhe hap zjarr në drejtim të makinës së parkuar, ku qëndronte i riu.

6 Qershor 2022, 17:12 Nga k.m
Vrasja e Naimit ende pa autor/ Të njëjtit qitës ekzekutuan
Admir Bajri, Nazmi Bandula dhe Naim Bajri

TIRANË- Ekzekutori i Naim Bajrit në Shkodër, duket se nuk e ka punën e parë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se personi i angazhuar në vrasjen e 68-vjeçarit mendohet se është i njëjti me atë të Nazmi Bandulës në 12 prill dhe tentativën e vrasjes së Admir Bajrit, në 9 mars të këtij viti. Ky i fundit i afërm i viktimës 68-vjeçar.

Gazetari Elton Qyno bën me dije për “Ora News”, se të trija këto ngjarje tashmë janë duke u hetuar prokurori Vatë Staka, i cili ka bërë edhe lidhjet me të gjitha atentatet. Admir Bajri, djali i xhaxhait të Behar Bajrit, është qëlluar pikërisht nga një person i vetëm, i cili ul xhamin dhe hap zjarr në drejtim të makinës së parkuar, ku qëndronte i riu.

Plumbat e kanë plagosur të riun, ndërsa ende autorët rezultojnë se nuk janë identifikuar nga Policia e Shkodrës. Ndërkohë edhe Bundula, i cili ashtu si Naim Bajri, qëndronte në një lokal duke pirë kafen e mëngjesit pranë shtëpisë së tij. E po ashtu, një person e ka qëlluar nga makina, duke i marrë jetën.

Tashmë janë tre ngjarje që kanë të njëjtën dinamikë dhe prej dy muaj nuk ka asnjë të dyshuar lidhur me atentatet. Ndërsa dyshime ende nuk ka. Naim Bajri nuk rezulton person me precendentë penalë, por kishte lidhje gjaku me Ilir, Behar dhe Safet Bajrin në Shkodër. Të tre vëllezërit, emra të njohur të botës së krimit në këtë qytet por jo vetëm.

Për të siguruar jetesën, viktima prej vitesh ushtronte tregtinë e peshkut në Shkodër, dhe nuk implikohej me veprimtarinë e anëtarëve të fisit të tij, madje emri i tij nuk është përmendur as nëpër hetime. Por duket se është ‘kurbani’ i radhës i një sage hakmarrjesh të ndodhura në këtë qytet, ku dyshohet se një skuadër ekzekutorësh, e njëjta që ka vepruar dhe në dy ngjarje të tjera kriminale.

Sondazh

Poll