Politike

Po e riparonte, motoskafi përfshihet nga flakët në Dhërmi, 31-vjeçari pëson djegie

31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar.

6 Qershor 2022, 14:21 Nga A.B
Po e riparonte, motoskafi përfshihet nga flakët në Dhërmi,
Ambulance

VLORË- Një 31-vjeçar është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. I riu me inicialet N.L ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit pasi motoskafi i cili ishte duke u riparuar u përfshi nga flakët. 31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 06.06.2022, në fshatin Drimadhes, Dhërmi, ka marrë flakë, gjatë riparimit të tij, një motoskaf. Për pasojë shtetasi N. L., 31 vjeç, i cili po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit. 31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar. grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll