Bota

Vrasja e Carolinës/ Babis transferohet në burg tjetër, në qeli edhe një shqiptar

Një tjetër kriminel që mbahet në Malandrino është vrasësi shqiptar, i cili kishte goditur për vdekje gruan e tij

6 Qershor 2022, 15:00 Nga A.B
Vrasja e Carolinës/ Babis transferohet në burg tjetër, në
Babis Anagnostopoulos

GREQI- Babis Anagnostopoulos nuk do të qëndrojë në qendrën e paraburgimit në Korydallos. Vrasësi i Caroline Crouch do transferohet në burgun e Malandrinos, aty ku mbahen edhe 5 vrasës të tjerë, ndërsa burgu përbëhet kryesisht nga kriminelë mizorë.

Sipas Ant1, në këtë burg po mbahet vrasësi i Makrinicës, i cili kishte vrarë me thikë gruan e tij 28-vjeçare dhe vëllain e saj 30-vjeçar që shkoi për ta shpëtuar nga vrasësi i ftohtë 32-vjeçar.

Një tjetër kriminel që mbahet në Malandrino është vrasësi shqiptar, i cili kishte goditur për vdekje gruan e tij me 7 goditje në Ormylia të Halkidikit dhe kishte marrë një nga dy fëmijët e tij dhe endej 18 ditësh në male dhe lugina.

Në burg ka qeli me 4 persona dhe 2 persona për të dënuarit si dhe vrasësen e Caroline. Fillimisht ai do të vendoset vetë në qeli dhe në një kohë shumë të shkurtër do të mbahet edhe në qeli. Sipas avokatit, Anagnostopoulos është shumë i frikësuar dhe i shqetësuar nga sulmet. 

Sondazh

Poll