Bota

VIDEO/ Burri në Turqi kapet duke fotografuar një grua poshtë fustanit, plas sherri në urban

Pas reagimit të pasagjerëve të cilët e kanë ndaluar dhe kanë tentuar ta zbresin nga autobuzi, personi që ka bërë foton kërkoi falje dhe tha se është baba i dy fëmijëve.

6 Qershor 2022, 14:50 Nga d.a
VIDEO/ Burri në Turqi kapet duke fotografuar një grua poshtë
Pamje nga incidenti

TURQI- Një incident ka ndodhur ditën e djeshme në një urban në Stamboll ku një burrë u kap në flagrancë nga pasagjerët e tjerë duke fotografuar një grua poshtë fustanit.

Sipas mediave vendase, pas reagimit të pasagjerëve të cilët e kanë ndaluar dhe kanë tentuar ta zbresin nga autobuzi, personi që ka bërë foton kërkoi falje dhe tha se është baba i dy fëmijëve.

Ngjarja ka ndodhur në autobusin me numër 16M në Ataşehir, në orët e mëngjesit. Sipas informacioneve të marra, burri i ka bërë një foto të papërshtatshme njërës nga pasagjeret femra. Kur pasagjerët e tjerë e kuptuan situatën, në autobus u dëgjuan britma.

"Nuk ke të drejtë, çfarë do të thotë të bësh foton time?"-tha gruaja, është për t'u habitur që ngacmuesi, i cili u kap nga pasagjerët në autobus, tha: Nuk po iki, jam inxhinier, jam baba i 2 fëmijëve, më fal.

Pasagjeri, i cili ka kapur personin ngacmues, i ka hapur seksionin e fotografive në celularin e tij dhe ka konfirmuar se është bërë fotografia e papërshtatshme. Duke konfirmuar se fotoja është bërë, pasagjeri i tha: “Çfarë është kjo foto, ju thoni se jeni baba i 2 fëmijëve. Po i bëni një fotogruas”.

Me njoftimin e pasagjerëve në vendngjarje është nisur një ekip policor. Nga ana tjetër, ngacmuesi i cili iu dorëzua ekipeve të policisë, është dërguar në komisariat. Ato momente janë kapur në kamerën e celularit të një pasagjereje.

Sondazh

Poll