Bota

"Nuk mund t'i besojmë Putinit", Kuleba i kërkon Perëndimit të mos marrë për bazë fjalët e presidentit rus

Kuleba, u ka kërkuar vendeve që të mos u besojnë premtimeve të Vladimir Putin për të mos përdorur rrugët tregtare për të sulmuar qytetin port jugor të Odesës.

6 Qershor 2022, 14:38 Nga DOSJA
"Nuk mund t'i besojmë Putinit", Kuleba i kërkon
Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u ka kërkuar vendeve që të mos u besojnë premtimeve të Vladimir Putin për të mos përdorur rrugët tregtare për të sulmuar qytetin port jugor të Odesës.

"Putin thotë se nuk do të përdorë rrugët tregtare për të sulmuar Odesën. Ky është i njëjti Putin që i tha kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron se nuk do të sulmonte Ukrainën, disa ditë përpara se të fillonte një pushtim në shkallë të plotë të vendit tonë. Nuk mund t'i besojmë Putinit, fjalët e tij janë boshe."-tha Kuleba.

Putin ka thënë se Ukraina mund të përdorë portet e Mykolayiv dhe Odesa për eksporte ushqimore dhe se Rusia nuk do të përdorë situatën e pastrimit të minave për të nisur “disa sulme nga deti”.

Sondazh

Poll