Bota

Partia qeverisëse në Indi pezullon zyrtarët për komente rreth fesë Islame

Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit tha se kishte thirrur ambasadorin indian lidhur me komentet

6 Qershor 2022, 13:55 Nga d.d
Partia qeverisëse në Indi pezullon zyrtarët për komente
Foto ilustruese

INDI-Partia qeverisëse së Indisë, Bharatiya Janata (BJP) kanë njoftuar të dielën se kishte pezulluar zëdhënësen Nupur Sharma, pasi kishte komentuar Profetin Muhamed gjatë një debati televiziv.

BJP, ka njoftuar në faqen e internetit se partia respektonte të gjitha fetë. "BJP denoncon me forcë fyerjen e çdo personaliteti fetar të çdo feje."

Sipas CNN, Sharma tha në Twitter se kishte thënë disa gjëra në përgjigje të komenteve të bëra për një zot hindu, por nuk ishte kurrë qëllimi i saj të lëndonte ndjenjat fetare të dikujt.

"Nëse fjalët e mia kanë shkaktuar shqetësim ose lënduar ndjenjat fetare të dikujt, unë e tërheq pa kushte deklaratën time," tha Sharma.

Një tjetër zëdhënës i BJP, Naveen Jindal, u përjashtua nga partia për komentet që ai bëri për Islamin në mediat sociale. Jindal tha në Tëitter se kishte vënë në dyshim disa komente të bëra kundër perëndive hindu.

"Unë vetëm i pyeta ata, por kjo nuk do të thotë se jam kundër ndonjë feje," tha Jindal.

Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit tha se kishte thirrur ambasadorin indian lidhur me komentet.

 

Sondazh

Poll