Bota

Kina kritika BE-së: Sanksionet kundër Rusisë nuk do ta zgjidhin krizën

Zhao vuri në dukje se ndërsa sanksionet përshkallëzohen dhe vazhdojnë, qytetarët evropianë mund të përballojnë një çmim më të rëndë dhe bota do të përballet me sfida më të mëdha si kriza e energjisë dhe ushqimit. 

6 Qershor 2022, 14:43 Nga d.a
Kina kritika BE-së: Sanksionet kundër Rusisë nuk do ta zgjidhin
Zhao Lijian

KINË- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian në një konferencë shtypi ka thënë se sanksionet ndaj Rusisë nuk janë mënyra e duhur për të zgjidhur krizën.

Lijian ju referua raundit të gjashtë të masave ndëshkuese kundër Rusisë të vendosura nga BE. Zhao vuri në dukje se ndërsa sanksionet përshkallëzohen dhe vazhdojnë, qytetarët evropianë mund të përballojnë një çmim më të rëndë dhe bota do të përballet me sfida më të mëdha si kriza e energjisë dhe ushqimit. 

Kina mbështet BE-në në rolin e saj aktiv për paqen, bisedimet dhe ndërtimin e një kuadri të balancuar, efektiv dhe të qëndrueshëm evropian të sigurisë.

Sondazh

Poll