Bota

I hoqi veshkën, mitrën dhe vezoren nënës së re, del sot para gjykatës gjinekologu nga Struga

Gjinekologu 54-vjeçar Muhamed Asani nga Struga po ndiqet penalisht për veprën penale “ofrimi i shërbimeve shëndetësore pa leje pune”.

6 Qershor 2022, 14:12 Nga j.c
I hoqi veshkën, mitrën dhe vezoren nënës së re, del sot
Foto ilustruese

STRUGË- Në Gjykatën e Strugës sot fillon seanca e parë kundër gjinekologut Muhamed Asani, i cili i ka hequr veshkën, mitrën dhe vezoren një pacienteje, Yildiz Veaposka. Gjykimi është publik dhe aktakuza është ngritur nga prokuroria vendore. Në seancë do të paraqitet edhe vjehrra e viktimë, e cila e bëri betejën publike kundër gjinekologut.

Gjinekologu 54-vjeçar Muhamed Asani nga Struga po ndiqet penalisht për veprën penale “ofrimi i shërbimeve shëndetësore pa leje pune”. I pandehuri ofronte shërbime shëndetësore në një zonë për të cilën nuk kishte leje pune, pra në një dhomë të shtëpisë së tij, e ngjashme me një zyrë që nuk ishte e regjistruar dhe nuk figuronte askund.

Gjatë mbikëqyrjes së Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë para 2 vitesh është konstatuar se mjeku nuk ka pasur leje pune për ordinancën e pajisur, pas së cilës i është ndaluar kryerja e veprimtarive shëndetësore. Muhamed Asani ishte ish-drejtor i spitalit të Strugës, i cili u shkarkua për shkak të rastit të gruas nga Dibra, e cila gjatë lindjes së saj në Strugë humbi veshkën, mitrën dhe vezoren.

Sondazh

Poll