Bota

Kushërira e Maria Bonikou: Më kishte thënë se kishte frikë, e gjeta të mbuluar në gjak

Autoritetet e kishin njoftuar zonjën Zoe në orën 02:00 të mëngjesit pasi 46-vjeçari ishte ndaluar nga policia pasi po këndonte dhe kërcente në rrugë.

6 Qershor 2022, 14:03 Nga j.c
Kushërira e Maria Bonikou: Më kishte thënë se kishte
Maria Bonikou

GREQI- Vrasja e aktores Maria Bonikou nga djali i saj ka tronditur Greqinë. Aktorja u gjet e pajetë brenda shtëpisë së saj. Djali i saj e ka pranuar pranuar aktin e tij dhe pritet të dërgohet në hetuesi ditën e mërkurë, më 8 qershor. Sipas Proto thema, kushëriri e saj Zoe ka folur për moomrntin kur ka gjetur të vdekur të moshuarën. Zoe fillimisht tregoi se Maria i kishte rrëfyer në të kaluarën se kishte frikë nga i biri.

“Më kishte thënë se kishte frikë nga djali i saj, por nuk më kishte thënë arsyen. Djali i saj ishte i largët, nuk kishte kontakte me asnjë të afërm dhe kishin probleme me nënën e tij”-tha ajo.

Autoritetet e kishin njoftuar zonjën Zoe në orën 02:00 të mëngjesit pasi 46-vjeçari ishte ndaluar nga policia pasi po këndonte dhe kërcente në rrugë.

"Policia më thirri në orën 02:00 për të pyetur nëse e njihja 46-vjeçarin. Po, i jam përgjigjur, e njoh dhe më pas i kanë kërkuar telefonin Marisë, por ajo nuk e ka marrë”- tha ajo.

Ajo u shpreh se ishte shqetësuar pasi ajo nuk I ishte përgjigjur telefonatës së saj ndërkohë menjëherë ka njoftuar policinë.

"Isha i shqetësuar sepse burri im çdo mëngjes e shihte Marinë në oborr dhe atë ditë nuk e shihte. Menjëherë njoftova autoritetet që na lejuan të shkonim për të parë se çfarë kishte ndodhur. Shkova me burrin tim dhe një fqinj tjetër. Hymë në oborr dhe trokitëm por asgjë. Në një moment hap sitën dhe shoh çelësin në derë, më bëri shumë përshtypje. E hapa dhe çfarë pashë, më mirë të mos e shikoja! E pashë Marinë e mbuluar në gjak dhe gjysmë lakuriq. Unë u trondita,”-tha ai.

Sondazh

Poll