Sport

I JASHTËZAKONSHËM!!! Nadal 'mbreti' i Parisit për herë të 14-të, dy Roland Garros më shumë se Federer dhe Djokovic

Rafael Nadal shkruan një tjetër kapitull magjik në Roland Garros

5 Qershor 2022, 18:47 Nga DOSJA
I JASHTËZAKONSHËM!!! Nadal 'mbreti' i Parisit për
Rafael Nadal

PARIS- Rafael Nadal shkruan një tjetër kapitull magjik në Roland Garros. Spanjolli fiton trofeun parisien për të 14-tën herë në karrierën e tij, duke mposhtur në tre sete norvegjezin Casper Ruud me një rezultat të pastër 6-3 6-3 6-0, në një ndeshje që thuajse asnjëherë nuk u vendos në dyshim.

Tenisti nga Mallorca, i cili sapo ka mbushur 36 vjeç, përmirëson rekordin e karrierës së tij Slam, duke arritur në 22, dy më shumë se Federer dhe Djokovic. Pas Australian Open, spanjolli merr edhe Slam-in e dytë të sezonit dhe mban gjallë ëndrrën e Grand Slam-it.

E.Ç (Dosja.al)

834050

Sondazh

Poll