Politike

37 deputetë mbështesin kandidaturën e Bajram Begajt si president, Rama i pari

Kandidatura është firmosur nga 37 deputetë të Partisë Socialiste dhe pritet që të votohet në Parlament pasditen e sotme në orën 18:00.

4 Qershor 2022, 11:52 Nga k.m
37 deputetë mbështesin kandidaturën e Bajram Begajt si president,
Edi Rama

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kandidaturën e Bajram Begajt për President të Republikës së Shqipërisë. Kandidatura është firmosur nga 37 deputetë të Partisë Socialiste dhe pritet që të votohet në Parlament pasditen e sotme në orën 18:00.

Janë zbardhur emrat që kanë firmosur kandidaturën e Bajram Begaj për prezent të ri të vendit. Në krye të listës është kryesocialisti Edi Rama, më pas kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, i ndjekur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e më pas nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj, por edhe figura të tjera të Partisë Socialiste. 

Lista e firmëtarëve:

Edi Rama
Taulant Balla
Lindita Nikolla
Arben Ahmetaj
Xhemal Qefalija
Antoneta Dhimaj
Ilirjan Pendavinji
Rrahman Rraja
Niko Peleshi
Desantil Tahiraj
Kotiana Piro
Pandeli Majko
Petro Koçi
Bardhyl Kollçaku
Luan Duzha
Fadil Nasufi
Ismet Beqiraj
Tatjana Piro
Hatixhe Konomi
Elisa Spiropali
Ilir Ndraxhi
Klevis Xhoxhi
Eduard Ndreca
Denis Deliu
Klodjana Spahiu
Florenc Spaho
Edona Bilali
Etjen Xhafaj
Pranvera Resulaj
Arben Pellumbi
Ornaldo Rakipi
Jurgis Çyrbja
Niko Kuri
Vullnet Sina
Eduard Shalsi
Besjan Ajazi

Kryeministri Edi Rama prezantoi dje kandidaturën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Presidencës. Ai është Bajram Begaj, komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Begaj është propozimi i PS për president. Ai do votohet sot, në raundin e katërt që duhen vetëm 71 vota.

Sondazh

Poll