Politike

‘T’i japim fund spekulantëve që thonë se Veliaj punon’, me kë e kishte Ylli Manjani? (Video)

22 Shkurt 2019, 18:20 Nga DOSJA
‘T’i japim fund spekulantëve që thonë se Veliaj

Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar pas djegies së mandateve. (Lexo këtu)

Në fjalën tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh se i duheshin dhënë fund deklaratave “pro” kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“…duhet ta mbyllim për t’i dhënë fund spekulantëve të Erion Velisë. Se medemek ky është më i mirë se Rama. Për fat të keq këto përralla qarkullojnë edhe midis nesh. Erioni Dhe Edvini janë andej dhe nuk kanë më punë me ne. Por duhet ta ndajmë këtë punë njëherë e mirë.”

Por për kë e kishte fjalën Manjani? Kush është deputeti apo deputetja e LSI-së që ka “pikë të dobët” Erion Veliajn?

Në një intervistë në “Dritare”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shprehej se nuk e mohonte dot që Veliaj kishte punuar dhe se ai mund të bëhej një ditë kryeministër.

“Mund të them që Erion Veliaj mund të bëhet kryeministër. A ka bërë punë? Mos prit ti të them unë që Erion Veliaj nuk ka punuar sepse nuk gënjej unë.”

Në çdo dalje të saj televizive, Kryemadhi nuk e ka fshehur kurrë simpatinë e saj ndaj Veliajt, duke e përgëzuar gjithmonë për punën e bërë në kryeqytet.

Por çfarë ka ndodhur mes palëve që Manjani doli haptazi kundër kryetares së partisë së tij? Pas djegies së mandateve dhe deklaratave të Veliajt, a do të vazhdojë Kryemadhi që të “lëvdojë” punën e socialistit?

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj monika kryemadhi ylli manjani erion veliaj monika kryemadhi ylli manjani

Sondazh

Poll