Politike

Refuzoi dorëzimin e mandatit, PD përjashton deputetin Myslim Murrizi

22 Shkurt 2019, 18:09 Nga DOSJA
Refuzoi dorëzimin e mandatit, PD përjashton deputetin Myslim Murrizi

Partia Demokratike ka vendosur të përjashtojë nga gjiri i saj deputetin e Lushnjës Myslim Murrizi, pas vendimit të tij për të mos dorëzuar mandatin e deputetit. (Lexo këtu)

Mësohet se mbledhja e cila po kryesohet nga Lulzim Basha, në pikën e tretë të saj ka përjashtimin e Myslim Murrizit, për shkak të shkeljes së vendimit të grupit parlamentar, të Kryesisë së PD dhe Këshillit Kombëtar.

Myslim Murrizi, në një prononcim për gazetën “Panorama”, Murrizi tregoi se vendimi është i pakonsultuar me partnerët ndërkombëtarë dhe nuk do ta çojë askund Partinë Demokratike dhe opozitën.

Duke e cilësuar veten si proamerikan dhe si ish-student i grevës studentore në vitin 91’, Murrizi thekson se nuk mund të dilet hapur kundër të gjithë partnerëve ndërkombëtarë.

Ditën e djeshme Opozita zhvilloi një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa e shoqëroi me dorëzimin e mandateve tek Kryesia e Kuvendit. Sipas Opozitës, kjo është zgjidhja e vetme për kthimin e ligjshmërisë së Kuvendit. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites myslim murrizi pd përjashton mylim murrizin djegia e mandateve te opozites myslim murrizi pd përjashton mylim murrizin

Sondazh

Poll