Politike

Zgjedhjet vendore, Manjani: Humbëm për shkak të marrëveshjes antikushtetuese PS-PD (VIDEO)

22 Shkurt 2019, 16:42 Nga DOSJA
Zgjedhjet vendore, Manjani: Humbëm për shkak të marrëveshjes

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani gjatë fjalës së tij në  mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar ka analizuar edhe humbjen e zgjedhjeve të partisë së tij.

Në fjalën e tij, Manjani foli edhe lidhur me marrëveshjen e bërë me PD dhe marrëdhënies mes dy palëve politike.

“Marrëveshja me PD-në i dha fund spekulimeve edhe brenda nesh se çfarë ndodh brenda nesh, Kjo është gjëja më e mirë. Ngjarjet e sotme janë pasojë e vitit 2017. Zgjedhjet janë humbur për shkak të marrëveshjes antikushtetuese PS-PD ,”-tha ndër të tjera ish-ministri i Drejtësisë.

Ish-ministri gjithashtu ka lënë të kuptohet se është për dialog politik mes palëve për zgjedhjen e ngërçit të krijuar.

“Kryesia e partisë duhet ta ketë mendjen në mësim për dialog politik pasi edhe kështu nuk besoj se ka për të shkuar gjatë.”

Më tej, Manjani i ka dhënë edhe një mesazh Lefter Kokës, një prej deputetëve që nuk e dorëzuan mandatin e tyre.

“I bëj thirrje Lefter Kokës t’i bashkohet deputetëve. Ska asnjë kuptim që të krijojmë vakume brenda vetes. Jam gati që të mos humbin asnjë shok, asnjë mik dhe asnjë koleg.”

Disa ditë më parë, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka ka deklaruar se nuk do ta djegë mandatin e tij duke dalë kundër vendimit unanim të marrë nga partia në të cilën ai bën pjesë. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lsi ylli manjani zgjedhjet vendore 2017 djegia e mandateve te opozites lsi ylli manjani zgjedhjet vendore 2017

Sondazh

Poll