Politike

Vendimi i KLP-së për Arta Markun, Vasili: U bë njësh me antiligjin, kontrollohet nga Qeveria

22 Shkurt 2019, 16:04 Nga DOSJA
Vendimi i KLP-së për Arta Markun, Vasili: U bë njësh me

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me vendimin e KLP-së, për shpalljen e moskompetencës lidhur me kërkesën e PD-së dhe LSI-së, prë shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se KLP është bërë njësh me antiligjin duke i vënë vulën kapjes së drejtësisë drejtësisë nga Qeveria. Sipas Vasilit, “KLP qenka vetëm për emërimet, që i urdhëron Edi Rama”.

Ai e quan si skandaloze shpalljen e moskompetencës nga KLP, ndërsa shton: “Një tjetër provë kjo e sotmja, që KLP kontrollohet nga Qeveria dhe i shërben shërbëtorëve të Qeverisë në Prokurori, siç është edhe Arta Marku”.

Postimi i plotë:

Turp dhe faj,KLP shkel ligjin dhe fal Arta Markun!!

KLP u be njesh me antiligjin,duke i vene vulen kapjen se drejtesise nga qeveria.

Pra keta te KLP nuk qenkan atje per shkarkim aq me shume te Arta Markut !?

Keta na qenkan vetem per emerimet,qe i urdheron Edi Rama !?

Kjo eshte skandaloze, qe KLP shprehet qe s’ka kompetence per te ndeshkuar nje prokuror, qe shkel ligjin.

Nje tjeter prove kjo e sotmja,qe KLP kontrollohet nga Qeveria dhe i sherben sherbetoreve te Qeverise ne prokurori, sic eshte edhe Arta Marku.

Arta Marku ja mbyll pa ja hapur ceshtjet Edi Rames edhe kur i ben thirrje policise te flake uniformat dhe te beje vota per rilindjen, edhe kur mashtron qe ka bere ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes,edhe kur kercenon oficerin e policise Emiljano Nuhu, dhe Edi Rama i kthen borxhin dhe e fal permes KLP se kapur.

Askush nuk e beson më aspak kete reforme ne drejtesi.

Kjo reforme ne drejtesi ka vdekur.

Ajo eshte thjesht nje vegel qorre e qeverise dhe interesit te saj dhe kunder interesit,lirise dhe barazise te cdo qytetari te thjeshte.

Faji eshte shume i rende, shpagimi i te cilit do te vonoje shume pak…

Opozita kërkoi pak ditë më parë shkarkimin e Arta Markut, pasi sipas saj, ajo ka përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij. Bujar Sheshi, anëtar i KLP rezultoi nga Autoriteti i Dosjeve se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta marku klp petrit vasili qeveria arta marku klp petrit vasili qeveria

Sondazh

Poll