Politike

Abuzimet me tenderat e MD/ Kryemadhi ‘i del në krah’ Manjanit dhe Vasilit: Përpiqen të na intimidojnë

22 Shkurt 2019, 16:11 Nga DOSJA
Abuzimet me tenderat e MD/ Kryemadhi ‘i del në krah’ Manjanit

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një mbledhje me Komitetin Drejtues Kombëtar të partisë së saj.

Disa ditë pas djegies së mandateve dhe dorëzimit të tyre në Kryesinë e Kuvendit, Kryemadhi ka “përgatitur” anëtarët e partisë që ajo drejton për skenaret e presionit që maxhoranca pritet të ushtrojë mbi ta.

“Vërtet ky grup parlamentar nuk ka qënë zgjedhja ime por është krenaria ime. Treguan se integriteti dhe dashuria për vendin janë më të rëndësishme se mandatet. Ne jemi të përgatitur për çdo lloj skenari të mundshëm që do të përgatisë “Rilindja” për të na intimiduar. Dikujt do t’i trokas policia në derë. Dikut do t’i hiqet gruaja nga puna edhe pse sanitare e thjeshtë  diku në një fshat. Dikujt do t’i vendosin eksplozivë në dyert e tyre. Dikujt do t’i shkojë policia në shtëpi, dikush do vijë t’ju kërkojë zarfin me paratë e marra borxh madje dikë do na thërrasë Prokuroria në gjyq edhe pse nuk ka lidhje me rastin për të cilin e kanë thirrur. Deri dje është hequr si viktimë por sot çdokush e di se Edi Rama është xhelati i shqiptarëve,”-tha Kryemadhi gjatë fjalës së saj. 

Fjalia e fundit e Kryemadhit nënkupton thirrjen në Prokurori të ish-ministrit të Drejtësisë nga radhët e LSI-së, Ylli Manjani. Ish-ministri u morr në pyetje nga Prokuroria në lidhje me abuzimet me tenderat te Ministria e Drejtësisë. Pas Manjanit, edhe Vasili do të pyetet për këto abuzime që kapin vlerën e disa miliona eurove. (Lexo këtu)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi , ka reaguar pas etiketimit që kryeministri Edi Rama i bëri gjatë deklaratës për medie lidhur për djegien e mandateve nga Opozita. Ajo e cilësoi kryeministrin si “djall”. (Lexo këtu)

Pas Kryemadhit, fjalën e mori ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili foli për zgjedhet e shkuara vendore, duke evidentuar gabimet e bëra. Më tej, Manjani i bëri thirrje Lefter Kokës që t’i bashkohej grupit dhe të dorëzonte edhe ai mandatin. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike abuzimet me tenderat djegia e mandateve te opozites monika kryemadhi ylli manjani zyrtaret e ministrise se drejtesise abuzimet me tenderat djegia e mandateve te opozites monika kryemadhi ylli manjani zyrtaret e ministrise se drejtesise

Sondazh

Poll