Politike

Djegia e mandateve të Opozitës/ Përfaqësues të PE në Shqipëri (Axhenda)

22 Shkurt 2019, 17:08 Nga DOSJA
Djegia e mandateve të Opozitës/ Përfaqësues të PE

Djegia e mandateve të Opozitës ka shkaktuar shqetësim tek ndërkombëtarët, të cilët kanë filluar lëvizjet për qartësimin e kësaj situate të krijuar si dhe gjetjen e një zgjidhjeje.

Një delegacion i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian mësohet se do të vijë këtë të mërkurë në Tiranë, ku do të zhvillojë takime si me përfaqësuesit e Opozitës, ashtu edhe me ata të maxhorancës.

Bëhet e ditur se në përpërjen e këtij delegacioni do të ketë deputetë nga grupime të ndryshme në PE.

Mësohet se grupimi i Partive Popullore (EPP) përfaqësohet nga Cristian Dan Preda dhe Tunne Kellan.

Grupimi i Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) përfaqësohet nga raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein dhe Juan Fernando Lopez Aguilar.

Grupimi i Liberalëve dhe Demokratëve (ALDE) përfaqësohet nga Ilhan Kyuchyuk. Grupimi i gjelbër (The Greens) nga Tamas Mezcerics. Grupimi i konservatorëve dhe reformistëve (ECR) do të përfaqësohet nga Bas Belder dhe grupimi i Europës së Kombeve dhe Lirive (ENF) Jean-Luc Schaffhausser.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se takimet do të fillojnë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe atë të LSI-së, Monika Kryemadhi, për të vijuar më pas Kryeministrin Edi Rama dhe me ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Po ashtu mësohet se Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe dy përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa nuk përjashtohen takimet me Ministrin e Brendshëm dhe Ministren e Drejtësisë.

Një ditë më parë për djegien e mandateve të Opozitës reagoi edhe raportuesi për Shqipërisnë Knut Fleckenstein, i cili u shpre se ky vendim është një pengesë në funksionimin e demokracisë në vend dhe minon progresin që shqipëria ka bërë drejt integrimit. (Lexo këtu)

Ndërkohë sot edhe partia e kancelares gjermane Angela Merkel, ka dalë kundër këtij vendim, që sipas tyre është në dëm të vendit. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites pe në tiranë djegia e mandateve te opozites pe në tiranë

Sondazh

Poll