Politike

Majlinda Bregu Presidente? Spiropali: U propozua, s'është etike ta diskutojmë kështu

Spiropali tha se ajo është hedhur si propozim, por mbështetjen më të madhe e ka marrë Bajram Begaj.

3 Qershor 2022, 23:09 Nga DOSJA
Majlinda Bregu Presidente? Spiropali: U propozua, s'është etike
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali ka treguar se Majlinda Bregu ka qenë një prej kandidaturave të propozuara për Presidente nga socialistët. E ftuar në “Zonë e Lirë”, Spiropali tha se ajo është hedhur si propozim, por mbështetjen më të madhe e ka marrë Bajram Begaj.

Në një moment, Arian Çani ka nxjerrë foton e Ramës që shikon Majlinda Bregun teksa ka shtuar se në bazë të kësaj foto, çdokush mund të mendonte se Bregu do të ishte e zgjedhura. Por, Spiropali s’ka preferuar të vijojë komentet.

Pjesë nga biseda:

Elisa Spiropali: Majlinda Bregu ka qenë një propozim i deputetëve të Partisë Socialiste. Rama moderoi debatin sot në kryesinë e Partisë Socialiste dhe nuk ndërhyri. Mua më pëlqeu debati që u bë sot në kryesi.

Arian Çani: Shiko si e shikon. Më thuaj tani Elisa se kush nuk do e shikonte këtë foto, nuk e mendon se mund të ishte kjo favoritja e Ramës, prandaj na zhgënjeu Rama të gjithëve.

Elisa Spiropali: Nuk ka lidhje, njerëzit kapen në momente të posacme kur janë në një tryezë afër, fotografi. Është vetëm efekti i fotografisë dhe po e them që emrat që janë diskutuar sot në kryesinë e PS, përfshirë edhe emri i zonjës Bregu sepse nuk është më sekret, ishte dinjitoz dhe i vlefshëm për president të Republikës. 

Arian Çani: Pra ti thua se mënyra si e shikon Rama-Bregun nuk ka ndonjë gjë të veçantë?

Elisa Spiropali: Nuk komentoj mbi shikimet. Është mbledhja e Komitetit të Integrimit dhe kur je me persona pranë, patjetër që edhe i sheh.

Arjan Curi: Rama i jep rëndësi dimensionit estetik të bashkëpunëtorëve të tij. Nuk e ka fshehur se zgjedh njerëz të bukur në pozicione të larta. E shikon me një lloj endjeje, nuk ka asgjë të keqe.

Elisa Spiropali: Nuk është e hijshme që të diskutohet mbi fotografi të njerëzve. Nuk do të ishte kandidate prej kësaj fotoje, por prej cilësive të tjera. Më duket zvogëluese për pozicionin e zonjës dhe diskutimi këtu është i pavend.

Sondazh

Poll