Politike

Begaj President, Mustafaj: Zgjedhje e mirë, po vjen në një moment të vështirë

Mustafaj tha se eksperienca ushtarake e zotit Begaj do ta bëjë atë një president të mirë, edhe pse ai do të provohet në këtë detyrë të re.

3 Qershor 2022, 21:59 Nga F.M
Begaj President, Mustafaj: Zgjedhje e mirë, po vjen në një moment
Bajram Begaj dhe Besnik Mustafaj

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj është shprehur se kandidatura e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, si kandidat për president të republikës së Shqipërisë, është i duhuri. I ftuar në “Radari Informativ”, Mustafaj tha se eksperienca ushtarake e zotit Begaj do ta bëjë atë një president të mirë, edhe pse ai do të provohet në këtë detyrë të re.

“Nuk e njoh personalisht, por mua më vjen mirë, sepse detyra që ka ai, përvoja që ka ai, është një lloj garancie për integritet për Presidentin e Republikës. Ai ka bërë karrierë në ushtri, ka afër 30 vjet që është në ushtri dhe nuk është i pari mjek që arrin në grada kaq të larta. Përvoja në ushtri, e ka bërë karrierën në ushtri në këtë periudhën kur ushtria ka qenë e hapur, e depolitizuar, është për tu besuar se do të jetë një president i mirë. Publiku do të presë ta shohë në detyrë, unë jam i bindur, duke i bërë një paralajmërim, unë do të thosha që detyrën po e merr në një moment të vështirë për Shqipërinë,”- tha Mustafaj.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidaturën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Presidencës. Ai është Bajram Begaj, komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Begaj është propozimi i PS për president. Ai do votohet nesër në raundin e katërt që duhen vetëm 71 vota.

Sondazh

Poll