Politike

Begaj duhet të heqë dorë nga grada e detyra për tu bërë President, neni që e detyron

Miratimin për këto dy dorëheqje, njësoj siç ndodhi kur i mori, duhet ta marrë nga Presidenti aktual, Ilir Meta. 

3 Qershor 2022, 22:55 Nga DOSJA
Begaj duhet të heqë dorë nga grada e detyra për tu
Presidenca dhe Bajram Begaj

TIRANË- Kandidati për President, Bajram Begaj për të marrë postin e Kreut të Shtetit pritet të heqë dorë nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Kjo procedurë pritet të ndodhë para nisjes së procesit të votimit të tij në Parlament, para orës 18:00.

Kjo pasi neni 89 i Kushtetutës përcakton se Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike. Gjithashut ai duhet të heqë dorë edhe nga grada ‘General Major’, të cilën e mbajnë vetëm oficerët aktivë. Miratimin për këto dy dorëheqje, njësoj siç ndodhi kur i mori, duhet ta marrë nga Presidenti aktual, Ilir Meta. 

Begaj duhet të heqë dorë nga grada e detyra për tu
Neni 89

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidaturën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Presidencës. Ai është Bajram Begaj, komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Begaj është propozimi i PS për president. Ai do votohet nesër në raundin e katërt që duhen vetëm 71 vota.

Sondazh

Poll