Politike

Vizita në Turqi, Meta publikon pamjet: Theksova nevojën e forcimit të lidhjeve

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka publikuar pamjet nga vizita në Turqi, ndërkohë që shkruan se me Imamoglu ka biseduar për nevojën e forcimit të lidhjeve mes dy vendeve.

3 Qershor 2022, 22:16 Nga I.A
Vizita në Turqi, Meta publikon pamjet: Theksova nevojën e forcimit
Pamje nga vizita

TURQI- Presidenti Ilir Meta ka bërë një vizitë në Turqi ditën e sotme ku është takuar me kreun e Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka publikuar pamjet nga vizita në Turqi, ndërkohë që shkruan se me Imamoglu ka biseduar për nevojën e forcimit të lidhjeve mes dy vendeve. Ai gjithashtu ka deklaruar se e ka ftuar kren e Spambollit për vizitë në Shqipëri, të cilën sipas tij ai e pranoi.

Postimi i Plotë:

Në takimin e ngrohtë dhe të frytshëm me Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu theksuam nevojën e forcimit të lidhjeve tradicionale historike e kulturore mes vendeve dhe qyteteve tona, si dhe shprehëm përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave të demokracisë. Bashkëpunimi i Stambollit me qytetet shqiptare, në kuadër edhe të nismës frymëzuese të Kryebashkiakut Imamoglu "Rrjeti i Qyteteve Ballkanike", do të krijojë themele të forta për të ndërtuar një vizion të ri për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen të qyteteve dhe rajonit tonë, si dhe ura të reja miqësie midis nesh. Modeli i zhvillimit të vrullshëm ekonomik dhe modern të Stambollit, si dhe eksperienca e vyer në shërbim të qytetarëve është e mirëpritur edhe në Shqipëri. E inkurajova z.Imamoglu për forcimin e lidhjeve të Stambollit me Bashkitë shqiptare dhe e ftova për një vizitë të afërt në Tiranë, ftesë të cilën e mirëpriti me kënaqësi.

Sondazh

Poll