Politike

Si i mundi kandidatura e gjeneralit Dvoranin, Ina Ramën dhe Majlinda Bregun.Debatet në Kryesinë e PS

Mes socialistëve e preferuar ishte dhe ish-ministrja dhe ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu apo dhe Nevila Nika. Por edhe për këto dy kandidatura e Ina Ramën, ka pasur kundërshti. Ndërsa Begaj, ka rezultuar ‘i pastër’.

3 Qershor 2022, 21:07 Nga DOSJA
Si i mundi kandidatura e gjeneralit Dvoranin, Ina Ramën dhe Majlinda
Bajram Begajt

TIRANË- Emri i Bajram Begajt që u propozua nga selia rozë për President ka sjellë debate brenda kryesisë së PS-së. Mësohet se një nga emrat e propozuar, Ardian Dvorani ka qenë shumë afër përzgjedhjes, por argumenti që e ka lënë jashtë është fakti që i duhet sistemit të drejtësisë.

Mes socialistëve e preferuar ishte dhe ish-ministrja dhe ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu apo dhe Nevila Nika. Por edhe për këto dy kandidatura e Ina Ramën, ka pasur kundërshti. Ndërsa Begaj, ka rezultuar ‘i pastër’.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidaturën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Presidencës. Ai është Bajram Begaj, komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Begaj është propozimi i PS për president. Ai do votohet nesër në raundin e katërt që duhen vetëm 71 vota.

Sondazh

Poll