Politike

VD/ Si u "magjeps" Presidenti i ri nga Rama, pamjet që duhen parë pa koment

Begaj shihet i magjepsur nga zyra dhe pritja kryeministrore.

3 Qershor 2022, 23:03 Nga DOSJA
VD/ Si u "magjeps" Presidenti i ri nga Rama, pamjet që duhen
Edi Rama dhe Bajram Begaj

TIRANË- Bajram Begaj, kandidati që pritet të zgjidhet nesër si Presidenti i ri i Republikës e nisi "detyrën" me një kalim sëpari nga zyra e kryeministrit. Ai që e prezantoi përpara mediave dhe tha se do e njoftonte përmes celularit, kur pa që Begaj e kishte të fikur (siç e provoi edhe Dosja.al), vendosi ta thërriste në zyrë në një takim para-parlamentar. Pamjet e servirura nga Ertv, tregojnë "presidentin" e ri me tërë mend shumë jo i ngjashëm me aktualin. Begaj shihet i magjepsur nga zyra dhe pritja kryeministrore.

 

Si një fëmijë që hyn për herë të parë në dyqanin e lodrave, mjeku ushtarak, që duhet të lejë gradat për tju drejtuar Pallatit të Brigadave, hyri në Kryeministri me një gëzim të madh, aq sa ishte e pamundur të fshihej nga kamerat. Plot tri herë e falenderoi Ramën për nderin e madh ndërsa kontakti pamor mes të dyve nuk duhet komentuar gjatë.

Për më shumë ndiqni vd:

(F.g/dosja.al)

Sondazh

Poll