Politike

Osman Mulaj: Si mund të shesësh p*rdhë kur Shqipëria del si vend i korruptuar

Mulaj në fjalën e tij tha se “Foltorja” ka pasur shumë mbështetje dhe ka theksuar se çdo raport tregon se Shqipëria është e korruptuar.

3 Qershor 2022, 20:31 Nga DOSJA
Osman Mulaj: Si mund të shesësh p*rdhë kur Shqipëria del si
Osman Mulaj

TIRANË- Regjisori Osman Mulaj ka ironizuar qeverinë teksa po mbante fjalimin në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së. Mulaj në fjalën e tij tha se “Foltorja” ka pasur shumë mbështetje dhe ka theksuar se çdo raport tregon se Shqipëria është e korruptuar.

“Këtu njerëzit kanë nevojë të shprehen dhe të dëgjojnë njëri tjetrin. Jemi pjesë e 44 mijë njerëzve që përkrahën Foltoren. Harrum fëmijët dhe gratë dhe thamë pas jush, pas Berishës. Njerëzit kanë nevojë të shprehen dhe populli do të na dëgjojë, populli është me një dorë në valixhe në Rinas për të ikur. Prandaj nëse do ta shohësh si një dramë Foltore ishte drama më e ndjekur. Në cdo sallë që keni shkuar njerëzit ju kanë pritur. Kam respekt për ata njerëz që 30 vite dhanë gjithçka dhe nuk morën asgjë.

Dilte me thirrjet arrestoni Metën dhe Berishën. Kryetari i shteti merr ne telefon Spakun. Nuk ndodh kurrkund në botë, si mund të shesësh p*rdhë ku pas cdo raporti Shqipëria del keq? Është e paflashme. Shqipëria është e varuar nga korrupsioni dhe këtë e nxjerr dhoma Amerikane e tregtisë. Unë nuk jam economist po jemi ty mbytur me informacione të rreme. Servilë dhe pushte pushtetarësh. Asnjë parametër normal nuk garanton kjo qeveri. Mund të vrasësh kudo. Çmimet rriten cdo dite dhe kërcet trangulli sipas qejfit. Shiheni ku jetojnë, ku studiojnë fëmijët e tyre, blejnë mediat dhe një pjesë të opozitës. E hane turpin me bukë. Këto letra japin informacion se sa të lumtur janë shqiptarët. Fatkeqësia e vendi është se bëjnë lojëra fjalësh”, tha Mulaj.

Sondazh

Poll