Politike

Bajram Begaj për president/ Grupi i Alibeaj kundër: U caktua nga mafia e pronave shtetërore

Në një reagim zyrtar, grupimi ka dalë kundër emrit të Bajram Begajt, duke e cilësuar si një emër i paracaktuar nga e ashtuquajtura mafia e pronave shtetërore.

3 Qershor 2022, 20:56 Nga DOSJA

Bajram Begaj për president/ Grupi i Alibeaj kundër: U caktua nga mafia

TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt brenda Partisë Demokratike, duket se nuk do ta mbështesë zgjedhjen e kryeministrit Edi Rama për presidentin e ri. Në një reagim zyrtar, grupimi ka dalë kundër emrit të Bajram Begajt, duke e cilësuar si një emër i paracaktuar nga e ashtuquajtura mafia e pronave shtetërore. Ndërsa edhe njëherë bëjnë me dije se nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme parlamentare.

REAGIM I GRUPIT TË ALIBEAJT

Asnjë surprizë nga procesi personal i Edi Ramë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ai nxorri sot nga xhepi zarfin me emrin e kandidatit të paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kishte paralajmëruar se Edi Rama i ka farsë përbetimet për President konsensual dhe gjithëpërfshirës. Moslegjitimi i kësaj farse të paralajmëruar nga ana jonë, qoftë edhe me votë kundër, është detyrë e çdo deputeti të Opozitës.

Pjesemarrja në votim nënkupton që ti japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt tjetër personal për të asgjesuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur. PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidaturën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Presidencës. Ai është Bajram Begaj, komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Begaj është propozimi i PS për president. Ai do votohet nesër në raundin e katërt që duhen vetëm 71 vota.

Sondazh

Poll